Lefter Maliqi: Presidentit po i bëhet gjyq politik

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi është shprehur kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta gjatë seancës së Kuvendit ku është folur për këtë çështje. Sipas tij, mazhoranca është mosmirënjohëse dhe po i bën një gjyq politik Kreut të Shtetit.

“Kjo është një farsë dhe një gjyq politik. Kryeministri i Rilindjes që sot është kryeministri i pakicës, pas dështimit në 30 qershor, foli me ëndrrën prej diktatori dhe i bën gjyqin politik Presidentit të Republikës. Nuk ka më skandal, kur i bëni gjyqin një njeriu që iu ka sjellë në pushtet në vitin 2013. Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk kanë gjë më të keqe se mosmirënjohja. Ilir Meta ka qenë kryeministër i këtyre, ka qenë kryetar i FRESSH, iu dha bashkinë e Tiranës. Ja dinë frikën, e dinë që opozita e bashkuar i nxjerr në minorancë”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, Lefter Maliqi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN