Monika Kryemadhi: Edhe 13 tetori është problematik

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi foli për gazetarët ndërsa i bashkohej protestës së 10-të të opozitës së bashkuar para Kryeministrisë. Ajo u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë nul dhe antikushtetuese, por shtoi se edhe data 13 tetor e caktuar nga presidenti si datë e re është pak problematike pasi KQZ duhet të kishte filluar me përgatitjes duke filluar nga ngritja e KZAZ-ve.

Sipas Monika Kryemadhit tashmë këto protesta nuk janë më të opozitës, por të qytetarëve shqiptarë që duan një jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Nuk janë protesta të opozitës por të shqiptarëve për t’i dhënë fund tranzicionit. U lodhën shqiptarët me këtë tranzicion dhe këtë shfrytëzim. Ky reagim popullor kaq i madh ka qenë vetëm në vitet 1990 kur shqiptarët u ngritën për të rrëzuar regjimin komunist”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Gjithashtu Monika Kryemadhi tha se me këtë qeveri Shqipëria nuk po shkon drejt integrimit evropian, por drejt izolimit total.

Shkarkoni aplikacionin e A2