Ngjarja e Kavajës, gjykata lë në burg 4 nga 5 të arrestuarit

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 nga 5 personat e arrestuar si të përfshirë në konfliktin e armatosur në qytet më 4 korrik, ku mbeti i vrarë edhe një kalimtar i rastit.

Dy nga të arrestuarit u shfaqën duke qeshur para trupës gjykuese

Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për Agron Kollçakun, arrest me burg për Marjus Aliun, Qazim Merkjën, Erald Hykën dhe Adrian Dedejn. Mbi Kollçakun rëndon akuza “moskallëzimit të krimit” ndërsa mbi katër të tjerët “vrasje në rrethana cilësuese”.

Të pestë personat u arrestuan një ditë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Kavajës. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person i gjashtë, Denis Aliu.

Grupi hetimor ka zbuluar se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i nisur mes Eraldo Hykës, Qazim Merkjas dhe Ardian Dedejit me vëllezërit Aliu, konflikt i cili solli edhe përdorimin e armëve ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastit, 52-vjeçari Ramazan Hasalliu.

Shkarkoni aplikacionin e A2