Ngjitja e guximshme në qiellgërvishtësen “Shard” në Londër

Ndërtesa “Shard” në Londër është 300 metra e lartë dhe për këtë arsye konsiderohet dhe një nga më të lartat në Evropë, por kjo gjë nuk e frikësoi një adhurues të ngjitjeve ekstreme të shkonte deri në majë të saj pa asnjë mjet ndihmues apo mbrojtës.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga policia, arriti që vetëm me duar të ngjitej në ndërtesën e lartë prej xhami në kryeqytetin britanik.

Ai më pas u ndalua nga Policia e Londrës, e cila e mbajti për disa minuta dhe më pas e liroi pa ngritur asnjë akuzë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN