PROFIL/ Kyriakos Mitsotakis, rikthimi në pushtet i dinastisë greke

Kyriakos Mitsotakis, fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, politikën e ka në gjak. Babai i tij Konstantinos Mitsotakis, udhëhoqi vendin në fillim të viteve 90-të, ndërsa motra, Dora Bakoyannis, ishte kryebashkiake e Athinës kur qyteti priti olimpiket e 2004-tës, para se të bëhej ministre Jashtme.

Bashkë me socialistët, Papandreu dhe konservatorët Karamanlis, familja Mitsotakis ka dominuar politikën prej vitesh. Kur partia Demokracia e Re humbi pushtetin në janar të 2015-tës ndaj radikalëve të majtë të Syriza, pati një ndjesi revolucioni.

Garda e vjetër, e fajësuar për krizën ekonomike dhe politikat e kursimit, u largua nga skena. Në atë kohë, Mitsotakis ishte pjesë e qeverisë konservatore dhe shërbente si ministër për reformën administrative, me detyrën për të shkarkuar mijëra nëpunës si pjesë e masave antikrizë.

Kapitalisti i arsimuar në Harvard dhe Stanfort, mori lidershipin e partisë në janar të 2016-tës dhe menjëherë nisi ofensivën kundër qeverisë populiste të Tsipras.

Ai tha se Tsipras kishte dhënë gjithçka pa marrë asgjë në këmbim dhe shfrytëzoi zemërimin popullor për marrëveshjen me Maqedoninë për të akuzuar kryeministrin se kishte përçarë vendin. Mitsotakis kundërshtoi ashpër marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij nënkuptonte vjedhje të indentiteti dhe kulturës greke.

Në fund të muajit maj, Demokracia e Re fitoi zgjedhjet për Parlamentin Europian me diferencë bindëse, çka detyroi Tsipras të shpallte zgjedhje të parakohshme. Gjate fushatës premtoi ulje taksash, zhbllokim të privatizimeve dhe rimëkëmbje të klasës së mesme.

Shkarkoni aplikacionin e A2