Sherr i egër në vendin më argëtues në botë

Një sherr i egër shpërtheu mes disa personave në Disneyland, në Kaliforni.

E gjithë skena është xhiruar me celular dhe tregon dy burra dhe dy gra që godasin njëri-tjetrin me grushta dhe kapen nga flokët.

Në videon 4-minutëshe shihet një burrë me bluzë rozë që i thotë një gruaje që të tregojë respekt ndaj vajzës së tij, ndërsa gruaja, pasi dëgjon edhe të shara nga goja e burrit, e pështyn në fytyrë.

Kjo gjë bën që burri ta godasë disa herë gruan që e pështyu dhe të godasë edhe një burrë pranë saj.

Në sherr futet edhe një grua që fillimisht u nis për të ndarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN