Shkarkimi i Presidentit, PS cakton emrat për Komisionit Hetimor

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot në seancë ngritjen e Komisionit Hetimor për të gjetur dhe evidentuar shkeljet e Presidentit Ilir Meta që do të sjellin më pas edhe votimin për shkarkimin e tij.

Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga ana e Partisë Socialiste, e cila ka kështu shumicën dhe kryetarin, ndërsa 4 vendet e tjera janë vënë në dispozicion të grupeve parlamentare opozitare.

Në krye të komisionit do të jetë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, si dhe deputetët Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, ndërsa ende nuk janë mësuar emrat e deputetëve opozitarë që do të marrin pjesë.

Gjatë paradites, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputetët janë njohur edhe me procedurën që do të ndiqet pasdite, ku duket se do të ketë pak folës dhe diskutimet e gjata janë lënë pas paraqitjes së përfundimeve nga ana e Komisionit Hetimor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN