Shkeli të drejtën e privatësisë, “British Airways” gjobitet me 204 milionë euro

British Airways po përballet me një gjobë rekord prej 204 milionë eurosh pasi lejoi shkeljen e sistemit te sigurisë shtatorin e kaluar.

Kompania ajrore shprehu habinë dhe zhgënjimin për penalitetin e vendosur nga Zyra e Komisionerit për Informacionin në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbron të dhënat personale.

Incidenti ndodhi vitin e kaluar, kur websajti i British Airways u vu në shënjestër të një sulm kibernetik dhe shumë prej përdoruesve u zhvendosën në një sajt të rremë. Përmes këtij websajti, autorët e sulmit grumbulluan informacione të rreth 500 mijë klientëve, duke vjedhur edhe të dhënat e kartave të kreditit.

Zyra e Komisionerit për Informacionin tha se kjo është gjoba më e madhe e vendosur dhe e para e bërë publike me rregullat e reja të shtetit britanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2