“Spikeri” Vedat Muriqi prezantohet tek ekipi i madh turk

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek ekipi i madh turk i Fenerbahçes. Pas një sezoni të mirë të kaluar te Rizespori, Muriqit i duhet një punë më e madhe për të treguar aftësitë e tij në krye të sulmit të Fenerbahçes.

Prezantimi Muriqit është bërë në një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale. Sulmuesi u shfaq në rolin e një spikeri në kanalin televiziv të Fenerbahçe ku anoncoi kronikën e radhës e cila fliste për një afrim të ri në skuadër.

“Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve, Fillojmë lajmet me një transferim, Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahçe. Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”, tha gjiganti kosovar, në rolin e spikerit të lajmeve.

Në kronikë shfaqej vetë sulmuesi ndërsa nënshkruante kontratën me drejtuesit e klubit turk. Sulmuesi i Kosovës do të mbajë fanelën me numër 94 te Fenerbahçe.

Shkarkoni aplikacionin e A2