Studentet e mjekësisë marrin diplomën me 150 vite vonesë

Shtatë vajza të cilat kanë qenë mes të parave që janë pranuar në një universitet britanik më në fund kanë arritur të marrin diplomat, 150 vite pas nisën studimet.

Të njohura si “Shtatëshja e Edinburgut”, vajzat ishin regjistruar në Universitetin e Edinburgut në degën e mjekësisë në vitin 1869. Por për shkak të rezistencës së madhe nga stuydentët meshkuj dhe mentalitetit të kohës, nuk u diplomuan dhe nuk u quajtën kurrë mjeke, edhe pse përfunduan të gjithë kurset.

Fushata e tyre kundër diskriminimit të grave mori vëmendje kombëtare dhe fitoi mbështetjen e figurave të shquara të kohës, si Charles Darëin. Në vitin 1877 hyri në fuqi një ligj që siguronte pjesëmarrjen e femrave në universitete.

Për nder të guximit të tyre, shtatë vjazat – Mary Anderson, Emily Bovell, Matilda Chaplin, Helen Evans, Sophia Jex-Blake, Edith Pechey dhe Isabel Thorne – morën më në fund diplomat (pas vdekjes) në një ceremoni në hollin e universitetit. Në emër të tyre, diplomat i morën shtatë studente që ndjekin aktualisht Shkollën e Mjekësisë në këtë universitet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN