Stuhi në Venecia, kroçiera rrezikon përplasjen

Venecia u përfshi nga moti i keq, me erë të fortë e breshër. Përkeqësimi i motit u shoqërua edhe me probleme serioze në port.

Mediat italiane raportojnë se kroçiera “Costa Deliziosa” rrezikoi të përplasej në breg si pasojë e furtunës.

Në një video të publikuar në internet, duket anija gjigante teksa në momentet e fundit shmang një jaht të ankoruar.

Paniku përfshiu personat që ndodheshin në bordin e anijes, por edhe ata që ishin në breg përjetuan çaste frike. Megjithatë, aksidenti u shmang.

Shkarkoni aplikacionin e A2