Tite i përgjigjet Messi-t: Të pranojë humbjen dhe të ketë më shumë respekt

Tite nuk ka mundur ta fsheh dot lumturinë e suksesit në shtëpinë e tij. Megjithatë, strategu i përfaqësueses ‘Seleçao’ e ka shfrytëzuar konferencën pas finales ndaj Perusë edhe për t’i dhënë një përgjigje pretendimeve të Lionel Messit, pas akuzave të drejtpërdrejta të argjentinasit mbi kombëtaren braziliane.

“E quaj vetën trajner të Brazilit, sot. Padyshim. Sepse të drejtosh këtë skuadër, në Marakana, në tempullin e futbollit është një emocion i papërshkrueshëm. Personi që unë e quaj një futbollist i jashtëzakonshëm, një jashtëtokësor, duhet të ketë pak më shumë respekt. Ai duhet të pranojë dhe duhet të kuptojë kur humb. Jemi përballur në shumë duele, përfshirë edhe Kupën e Botës. Prandaj duhet të ketë kujdes me ato çfarë thotë. Po i përgjigjem direkt pakënaqësive të tij. Messi vendos këtë presion për shkak të rëndësisë që ka si individ. Çdokush ka problemet e tij, por duhet pak më shumë kujdes dhe respekt”, tha Tite.

Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, u shpreh hapur pas eliminimit në gjysmëfinale, se konfederata amerikano-jugore e futbollit është palë me korrupsionin dhe se kontrollohet nga Brazili. Ky ishte shkaku i arbitrimit të dobët dhe eliminimit të Argjentinës sipas pesë herë fituesit të Topit të Artë, që u shfaq i tensionuar pas gjysmëfinales si rrallë herë më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2