Asgjësohet parcela me bimë narkotike, 2 persona të arrestuar

Policia e Vlorës gjatë një operacioni të kontrollit të territorit ka zbuluar një parcelë me disa rrënjë bime narkotike kanabis sativa në fshatin Mekat.

Pas verifikime rezultoi se bimët narkotike ishin kultivuar nga shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Më pas forcat e policisë asgjësuan me djegie bimët narkotike.

Materialet ndaj dy të arrestuarve u dërguan në prokurori për veprën penale kultivim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim.

Shkarkoni aplikacionin e A2