Basha poston videon e protestës: Shqiptarët janë të etur për ndryshim

bashaaaa 1100x620

“Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit”. Kjo është ajo që shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në “Facebook” ku ka shfaqur një video nga protesta e fundit e opozitës së bashkuar përpara Kryeministrisë.

Sipas liderit të demokratëve, vetëm zgjedhjet e lira në vend do t’i hapnin rrugë ndryshimit të vërtetë

“Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, shkruan Basha në “Facebook”.