Basha takohet me shefen e misionit OSBE/ODIHR, Audrey Glover

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audry Glover ishte sot në zyrën e kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

Takimi i Glover me kreun e opozitës vjen një ditë pasi opozita ka mbajtur protestën e radhës, në të cilën nuk munguan dhe pankartat dhe simbolikat në shenjë ironizuese për votimet e 30 qershorit.

E ndërsa, raportin përfundimtar për këtë proces që sapo kaluam misioni i vëzhguesve e publikon pas dy muajve, ai paraprak u bë publik një ditë pas votimeve.

Ishte vete shefja e misionit te OSBE/ODIHR, Glover, ajo e cila gjatë një konference për shtyp bëri publik gjetjet e këtij raporti.

Ne 30 qershor, sipas Glover, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur dhe në 31 bashki kandidatët ishin pa kundërshtar. Gjithashtu, Glover evidentoi se pati pretendime nga qytetarët se ishin në presion nga të gjitha palët, ndërsa përplasjet politike çuan në pasiguri juridike.

Shkarkoni aplikacionin e A2