Bojkotoi grumbullimin, PSG në luftë me Neymar – A2

Bojkotoi grumbullimin, PSG në luftë me Neymar

2787 1100x620

Në Paris tani ka edhe zyrtarisht një çështje “Neymar”. Ylli brazilian nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes së kampionëve të Francës, pas pauzës së pushimeve të verës. Klubi i Paris SG njoftoi se sulmuesi duhej të ishte pjesë e skuadrës për rikthimin në aktivitet, por nuk u prezantua dhe tashmë Neymar do të përballet me masa disiplinore.

Edhe pse babai dhe njëkohësisht menaxheri i lojtarit, e argumentoi mungesën me angazhimin në çështje bamirësie, mungesa duket si një sinjal i qartë i Neymar, se dëshiron të kthehet te Barcelona, për të luajtur përkrah Lionel Messi-t.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama mban fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Detyra jonë e parë, të marrim 800 000 vota për mandatin e tretë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mandati i tretë na duhet për të çuar vendin në nivel tjetër
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Falë nesh, Shqipëria është e respektuar nga lidershipi evropian
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Nga 1 janari, paga minimale do të jetë 30 000 lekë