Feronikeli shpërthen, dy gola në fund të ndeshjes së Champions League

Ekipi i Feronikelit është pranë hyrjes në histori në futbollin kosovar. Pasi kaloi në turin paraeliminator të Champions League, kampionët e Kosovës bënë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë eliminiatore përballë uellsianëve të TNS.

Feronikeli po bënte një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj TNS, por u ndëshkua nga dy gabime individuale të mbrojtësit dhe portierit në pjesën e dytë duke e bërë që rezultati të shkonte 2-0 për vendasit. Atëherë kur mendohej se çdo gjë kishte marrë fund ndodhi dhe shpërthimi i ekipit të Zekirija Ramadanit. Ekipi nga Kosova shënoi dy gola në fund të takimit me Zekën në 89-ën dhe Fazliun në 93-ën duke e barazuar këtë ndeshje të rëndësishme.

Tashmë Feronikeli e pret pas një javë TNS në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe shpreson në një kualifikim të mundshëm që e fut atë në histori duke e bërë të parin klub nga Kosova që kualifikohet në turin e dytë të Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2