Feston fitoren në garën e 5000 metrave, por harron që kishte edhe një xhiro

Kaloi vijën e finishit me duart e ngritura në qiell, duke festuar para spektatorëve fitoren e garës së 5000 metrave në Diamond League në Lozanë. Por Hagos Gebrhiwet harroi se kishte edhe 400 metra për të bërë, një xhiro të plotë.

25-vjeçari nga Etiopia humbi kështu ritmin dhe me të, edhe mundësinë për të fituar vërtetë garën. Të cilën, në fund e fitoi bashkëkombësi i tij Yomif Kejelcha, ndërsa vetë Gebrhiwet, kampion olimpik në Rio 2016, mundi të kalonte vijën vetëm i dhjeti, pasi kishte harxhuar kohë të vlefshme duke festuar “fitoren”.

Shkarkoni aplikacionin e A2