Financat, strategji për buxhetin dhe uljen e borxhit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një strategji të re për menaxhimin e financave

publike, për t’i dhënë zgjidhje problemeve të hasura gjatë viteve të fundit, si mosrealizimi i planeve të buxhetit tejet optimiste.

Parashikimi i të ardhurave synohet të jetë më realist, ndërsa mbledhja e tyre pritet të stabilizohet përmes rritjes së efikasitetit të administratës tatimore. Kjo nënkupton edhe zgjerimin e bazës tatimore deri vitin e ardhshëm me mbi 30 mijë individë dhe rreth 16 mijë biznese shtesë që aktualisht nuk paguajnë taksa.

Deri në vitin 2021 qeveria synon të ulë borxhin publike në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke ulur shpenzimet, por pa cenuar investimet publike. Financat kërkojnë të ushtrojnë një kontroll më të madh mbi shpenzimet e institucioneve qendrore dhe atyre nën varësinë e bashkive, përmes forcimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe monitorimit të ngushtë të projekteve të Partneritetit Publik Privat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN