Ilir Meta “rrëmbehet” nga tifozët e Celtic – A2

Ilir Meta “rrëmbehet” nga tifozët e Celtic

mettaa celtix 1100x620

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, presidenti Ilir Meta është përballur me një grupim të tifozëve skocezë të Celtic të cilët janë në kryeqytetin boshnjak për të ndjekur ndeshjen e vlefshme për fazën paraeliminatore të Champions League përballë ekipit vendas të “FK Sarajevo”.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan për momentet e jashtëzakonshme me tifozët skocezë.

Postimi i Presidentit Meta

“Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”.