Mbante armë pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Bathore

Shërbimet e Policisë së Komisariatit nr.5 kanë vënë në pranga një shtetas në zonën e Bathores për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i 45-vjeçarit M.N. erdhi pas një denoncimi në aplikacionin e Komisariatit Dixhital ku shkruhej se në rrugën e “Arbrit”, në një lokal ishte një person që kishte armë zjarri me vete.

Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë u bë arrestimi i shtetasit M.N. dhe u sekuestrua një pistoletë që ai e mbante pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit, policia sekuestroi dhe disa fishekë pistolete.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN