Meta takohet me Erdogan në Bosnje

Gjatë samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Bosnje Hercegovinë, Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se i shprehu Erdogan mirënjohjen për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë,  Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta në “Facebook”.

Shkarkoni aplikacionin e A2