Ngritja e SPAK, kandidatët Prela dhe Hajdarmataj pyeten për dosjet e nxehta

Dy kandidatët për anëtarë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Donika Prela dhe ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kanë dëshmuar sot për më shumë se një orë përpara komisionit ndërkombëtar, gjatë seancës së marrjes në pyetje.

Të dy prokurorët janë pyetur për dosjet e “nxehta” që kanë pasur në duar, dhe mënyrën se si është hetuar. Mësohet se, përplasja mes dy drejtuesve është konstatuar edhe nga OPDAT dhe OSBE, të cilët kanë bërë pyetje konkrete edhe për sulmet mediatike për çështje të caktuara.

Nga ana e saj, Prela ka pranuar se është sulmuar në momentin e vettingut. Ndërsa Hajdarmataj pranoi se është vënë në presion për dosje konkrete. 

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kuvendi është përballë me njeriun që e ka kthyer në frëngji Presidencën
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta sulmon nga të katër anët ne që jemi në të njëjtën linjë me SHBA
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe aleatët tanë të mëdhenj
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Meta insinuon haptazi se përfaqësitë e nderuara janë të korruptuara
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KÇK