Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Oferta “faraonike” për Bale, 1,34 mln € në javë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 16:22 | Futboll
Oferta “faraonike” për Bale, 1,34 mln € në javë

Gareth Bale ka marrë një ofertë “faraonike” për të lënë Real Madrid dhe për të luajtur në Kinë. Duke mos e zbuluar emrin e klubit, mediat spanjolle bëjnë të ditur se uellsianit i janë ofruar 1,34 milionë euro në javë për t’u transferuar në kampionatin kinez, thuajse dyfishin e asaj që merr momentalisht te Real Madrid.

Megjithatë, po sipas burimeve nga Spanja, Real ka refuzuar ofertën pasi klubi kinez nuk ka pranuar të paguajë ndonjë shumë për prishjen e kontratës me madrilenët, duke përqendruar ofertën vetëm tek rroga e majme e lojtarit.

Bale duket se nuk është më në planet e trajnerit Zinedine Zidane, edhe pse i dha atij triumfin në finalen e Champions League të vitit 2018 kundër Liverpool, megjithatë klubi kërkon të përfitojë para nga shitja e tij, ndërsa vetë Bale dëshiron të luftojë për vendin e tij në skuadër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë