Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pas 30 qershorit, bashkë me kryetarët ikën dhe administrata

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 15:28 | Aktualitet
Pas 30 qershorit, bashkë me kryetarët ikën dhe administrata

Punonjësit e bashkive të djathta që u përfshinë në protesta gjatë orarit të punës duke bllokuar KZAZ-të, edhe nëse i kanë shpëtuar policisë, nuk do t’i shpëtojnë dot shkarkimit.

Erjon Braçe tha: “Ne po bëjmë analizën emër për emër, duke filluar nga ata që i ka ndaluar policia, deri te ata që është identifikuar apo denoncuar pranë task forcës si i përfshirë në veprime të dhunshme. Nuk do të tolerohet asnjë rast”.

Shkarkimet e stafit sa herë ndryshohet kryetari në bashki i kanë rritur ekstremisht shumë borxhet e pushetit lokal. Sipas zv/kryeministrit, njëkohësisht drejtues i task forcës për monitorimin e administratës gjatë zgjedhjeve, për të njëjtën punë bashkitë paguajnë disa punonjës: “Është e pamundur të flitet me një kryetar bashkie që thotë “siç po i hiqni ju në Tiranë, do t’i heq edhe unë këtu” dhe paguan 3 palë nëpunësish atje. Është një problem shumë i madh çështja e borxheve të akumuluara në pushtetin vendor”.

Në 10 gusht, kryebashkiakët e rinj duhet të marrin detyrën, ndërsa të vjetrit që drejtojnë bashkitë demokrate kërcënojnë se nuk kanë ndërmend të lejojnë këtë rotacion. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli