Presidenti Meta: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, në interes të bllokut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale në mbyllje të samitit të SEECP që u mbajt në Sarajevë përsëriti edhe njëherë qëndrimin se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor.

Kreu i Shtetit falënderoi gjithashtu kancelaren gjermane, Mekel për vizionin e treguar se integrimin i Ballkanit është në interesin e BE.

Statusi i Presidentit Ilir Meta

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian”.

Shkarkoni aplikacionin e A2