“Pushtoi” finalen e Champions, dështon në Kupën e Amerikës

Një vëmendje të madhe në finalen e Champions League mes Liverpool-it dhe Tottenhamit mori edhe vajza bjonde që “pushtoi” fushën e lojës, Kinsey Wolanskin, e cila synonte të bënte të njëjtën gjë edhe në finalen e Kupës së Amerikës.

Por ndërsa në finalen e Champions gjithçka shkoi sipas parashikimeve për Kinsey dhe të dashurin e saj, rusin Vitaly Zdorovetskiy, në finalen Brazil-Peru plani dështoi.

“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitaly nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi në Instagram Kinsey Wolanskin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN