Shkëndija fiton në Estoni, drejt kalimit të raundit të parë

Ekipi i Shkëndijës ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në turin e parë eliminator të Champions League. Ekipi nga Tetova ka mundur të fitojë në ndeshjen e parë ndaj estonezëve të Nomme Kalju me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ndeshja u dominua totalisht nga futbollistët e Shkëndijës të cilët krijuan raste të shumta përballë vendasve, por nuk u treguan të saktë përballë kuadratit. Goli i vetëm i takimit u shënua me penallti nga Ibrahimi në minutën e 81-të.

Më këtë fitore minimale në transfertë, Shkëndija ka shanse maksimale për të kaluar në raundin e dytë eliminator të kompeticionit më të rëndësishëm europian të futbollit.

Shkarkoni aplikacionin e A2