Trajneri i Qarabag: Për fitore ndaj Partizanit, por edhe barazimi nuk është keq

Trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov, ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, se skuadra e tij ka ardhur për fitore në Shqipëri, por edhe barazimi “do të ishte shumë i mirë” për ta.

Kampionët në fuqi të vendit tonë do të përballen me ekipin nga Azerbajxhani nesër në orën 17:30, në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset e Champions League.

“Presim një ndeshje të vështirë, edhe vitin e kaluar luajtëm në Shqipëri ndaj Kukësit dhe nuk e kishim të lehtë. E dimë që Partizani ka edhe një tifozeri të zjarrtë. Luajmë në Champions League, në këto nivele nuk ka favoritë, edhe Qarabag nuk ndihet favorit ndaj Partizanit”, theksoi trajneri i Qarabag.

“Natyrisht që luajmë për fitore në këtë ndeshje të parë, por edhe barazimi do të ishte shumë i mirë. Synojmë të mbajmë portën të paprekur ose nëse do të barazonim, të paktën të shënonim një gol”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2