Veriu i Spanjës përfshihet nga përmbytjet, raportohet viktima e parë

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në veri të Spanjës. Një person humbi jetën në Navarra pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga ujërat e fryrë të lumit që kishte dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta.

Në qytetin Tafalla dy lumenj të vegjël kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë është ndërprerë dhe energjia elektrike.

Gjithashtu për shkak të reshjeve është shtyrë dhe festivali i famshëm i vrapimit me dema në Pamplona. Shërbimet meteorologjike parashikojnë një përkeqësim të situatën në orët në vazhdim.

Shkarkoni aplikacionin e A2