”Zogu i zi”, përtej dashurisë së ndaluar nga shoqëria

Ajo ishte 12 vjeç, ndërsa ai 41, kur një histori dashurie lind mes tyre.

15 vite më pas, Una rikthehet te e njëjta histori që i ka shkatërruar jetët, asaj dhe Reit, një tjetër personazhi që së bashku nuk na rrëfejnë aspak një histori që e keni lexuar a dëgjuar më parë.

Edhe pse duket sikur i ngjan Lolitës së Nabokovit, kjo histori dashurie është vetëm pikënisja e debatit provokativ që do të nisë në Teatrin Eksperimental.

“Zogu i zi” do të ngjitet në një nga skenat eksperimentale të kryeqytetit këtë të mërkurë, për t’u rikthyer sërish në shtator.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN