Barbie shkon në hapësirë. Astronautja Cristofereti frymëzon kukullën e re

Në një partneritet mes agjencisë hapësinore europiane dhe Matel, Barbie shkon atje ku asnjë kukull tjetër nuk ka mundur më parë.

10 ditë para përvjetorit të 50 të zbarkimit të Apollo 11 në Hënë, Matel prezanton kukullën që i bën homazh arritjeve të astronautes italiane Samanta Cristofereti. Gruaja e parë italiane në hapësirë tha se shpreson që bashkëpunimi të ndihmojë vajzat dhe djemtë e rinj të ëndërrojnë për një të ardhme pa limit.

Partneriteti është pjesë e projektit Dream Gap të Barbiet, i nisur në vitin 2018. 1 dollar për çdo produkt të shitur i dhurohet një fondi që mbështet organizatat, të cilat po rrisin ndërgjegjësimin që vajzat të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Si pjesë e fushatës janë realizuar edhe video që tregojnë vajza të vogla teksa vizitojnë astronauten 42-vjeçare në punë.

Shkarkoni aplikacionin e A2