E presin në Paris e Barcelonë, Neymar zbarkon në Torino – A2

E presin në Paris e Barcelonë, Neymar zbarkon në Torino

Neymar është emri më i nxehtë në këtë merakto vere. Për lojtarin është folur shumë se mund të ketë një rikthim te Barcelona, ndërsa të hënën PSG nisi grumbullimin zyrtar të lojtarëve.

Megjithatë, Neymar nuk u paraqit me skuadrën dhe tashmë rrezikon të përballet me një gjobë.

Ai i është bashkuar Cristiano Ronaldo-s në Torino, por nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen e tij në futboll. Ai ishte në Itali për të zhvilluar një spot publicitar së bashku me CR7-ën.

Sa i përket të ardhmes së brazilianit, Leonardo, drejtor sportiv i PSG-së, tha të hënën se nëse ka një ofertë të mirë, ata do të ishin të gatshëm ta shisnin lojtarin. Deklaratë që hedh poshtë thënien e mëparshme të Bartomeut se klubi francez nuk e shet Neymarin.

Presidenti “azulgrana” i ka fshehur kartat e tij, sepse e di që duhet të jetë i kujdesshëm, në mënyrë që kushtet e transferimit të jenë më të favorshme. Për momentin, Neymar është në rebelim, një pikë kjo në favor të Barcelonës. Nëse 27-vjeçari vazhdon të mbajë qëndrime kundërshtuese ndaj klubit, çmimi i lojtarit do të pësonte ulje të ndjeshme në ditët e fundit të merkatos verore.

Shkarkoni aplikacionin e A2