Ëndrra kthehet në realitet. Taksisti që u bë këngëtar opere falë një videoje

Menzi Mngoma është një taksist afrikano-jugor i Uber i cili u bë një këngëtar opere falë një videoje të shpërndarë në internet, ku ai shfaqet duke kënduar arien kryevepër të Verdit “La donna e mobile” ndërsa drejtonte taksinë e tij.

Ajo që e regjistroi videon ishte një pasagjere në taksi që i postoi këto imazhe në “Facebook” dhe për një kohë shumë të shkurtër filmimi u bë viral.

27-vjeçari e kishte zakon të argëtonte pasagjerët me performancën e tij dhe pas debutimit në rrjetet sociale shfaqjet do të vendosen në teatër.

“Sapo filloi të këndonte më rrënqethi mishin. Nuk mund ta besoja që ky njeri me këtë talent nuk kishte mundësi ta shfyrtëzonte atë. Nuk e mendoja që videoja do të bëhej virale. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh autorja e videos, Kim Davies.

Menzi Mngoma ishte i detyruar të punonte si taksist i Uber për të mbështetur familjen e tij të re dhe si pasojë e mungesës së mundësive ku të shprehte talentin si këngëtar. Por tashmë të riut nga Afrika e Jugut i ndryshoi jeta plotësisht. Ai bëri një provë në Operën e Cape Toën dhe tani po regjistron një pjesë për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të këngës lirike që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

“Do të shkoj dhe në Los Angeles për të marrë pjesë në një spektakël për talentet e reja. Ndihem një njeri i ri dhe jo thjesht një shofer taksie” deklaroi i emocionuar Mngoma.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN