Era e fortë rrëzon pemë dhe shkëput energjinë elektrike

Era e fortë që në vende të caktuara ka arritur deri ne 82 km/h si dhe moti i keq që përfshiu pasditen e djeshme disa zona veriore dhe veriperëndimore të vendit, ka shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore por edhe në thyerjen e pemëve për shkak të erës së fortë. Situata më problematike është shënuar në Velipojë, ku në rrugën nr. 5, si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, të cilat kanë zënë edhe dy automjete, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Stuhi të fortë ka pasur edhe në Lezhë e Shëngjin, që është shoqëruar me rrëzime pemësh. Disa linja të tensionit të mesëm janë shkëputur për shkak të pemëve që kanë rënë mbi to, duke sjellë mungesën e energjisë në disa zona. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, kapriçot e motit nuk kanë shkaktuar persona të lënduar. Sipas sinoptikanëve, moti me re të forta do të vijojë deri ne mesnatën e sotme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN