Gjyqi i “Babales”, dëshmojnë 4 “Ermalët” e Policisë: S’e njohim Veliun

Katër efektivë policie të Komisariatit të Vlorës me emrin “Ermal” dëshmuan në procesin “Babalja” në Gjykatën e Tiranës.

Njëri pas tjetrit dëshmitarët pohuan se nuk kishin asnjë njohje me Albert Veliun, i njohuri me nofkën “Babalja”, personazhin e audio-përgjimit të dyshuar si të inskenuar mes tij dhe vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.  “Ermal”-ët e policisë së Vlorës u pyetën pas pretendimeve të Veliut, se për trafikun e drogës do të ndihmohej nga një efektiv me këtë emër.

Të pandehur në këtë proces janë ish-deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN