Juventus nis përgatitjet, fillon “epoka Sarri”

33 lojtarë të grumbulluar ndërsa nis zyrtarisht sezoni i Juventusit nën epokën e Maurizio Sarrit.

Futbollistët bardhezinj i kanë dhënë fund pushimeve dhe janë shfaqur në qendrën stërvitore të Juventusit për të filluar përgatitjet për edicionin e ri, atje ku synohet titulli numër 9 radhazi në Serinë A dhe mbi të gjitha Champions League.

Rikthehet Gonzalo Higuain, i cili ka përfunduar periudhën e huazimit tek Chelsea dhe është vënë sërish nën urdhrat e Sarrit, edhe pse qëndrimi në Torino duket se nuk do të zgjasë.

Në ditën e parë të grumbullimit munguan të justifikuar Ronaldo e Matuidi, ndërsa Dybala dhe Alex Sandro do të kenë disa ditë në dispozicion pas angazhimit në Kupën e Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN