Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kryetarja e KLGJ: Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 11:16 | Aktualitet
Kryetarja e KLGJ: Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë që të jetë funksionale, por aktualisht ka vetëm 2 anëtarë. Vetting-u largoi pjesën më të madhe të anëtarëve të saj, por pati edhe largime për shkak të mbarimit të mandateve dhe pensioneve. Nga shtatori kjo situatë do të gjejë zgjidhje. Sipas drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami, në vjeshtë do të nisin emërimet e reja në këtë gjykatë.

“Prioriteti ynë kanë qenë kandidatët që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që kandidatët të kenë integritetin për të cilën bëmë edhe reformën në drejtësi. Nuk mund ta ulim nivelin, të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar të cilët nuk kanë kaluar vetting-un”, tha Llagami.

Sa i përket anëtarëve që do të vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor, Llagami tha se është bërë shpalla dhe po bëhet procesi i verifikimit të kandidatëve. “Në vjeshtë do të kemi emërimet e reja. Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë”, shtoi ajo.

Në vjeshtë, sipas asaj që u raportua nga Llagami në komisionin e ligjeve, pritet të krijohet dhe një tjetër institucion i rëndësishëm i reformës në drejtësi, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. 27 gjyqtarë do të gjykojnë zyrtarë të lartë që do të vihen nën akuzë, nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Gjykata e posaçme e shkallës së parë do të ketë 16 gjyqtarë, ndërsa e Apelit 11 të tillë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli