Lerda: Qarabag më i shtrenjtë se Partizani, por në fushë nuk pati diferenca

“Jam shumë i kënaqur, pasi djemtë e zhvilluan mirë ndeshjen përballë një kundërshtari shumë të fortë”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Partizanit, Franco Lerda pas ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e Champions League kundër skuadrës azere të Qarabagut.

Sipas trajnerit italian të “të kuqve” ndeshja ishte përgatitur deri në detaje dhe me pak fat Partizani mund ta fitonte atë. Tekniku Lerda deklaroi se beson tek kualifikimi edhe pse Qarabag është një ekip më i shtrenjtë në vlerë se Partizani.

“Me pak fat, mund të kishim marrë edhe një fitore. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan lojtarët në fushë. Sot ishin shumë të zotë. Ata tronditën një traversë, ne goditëm një traversë. Ata mbajtën topin më shumë, por rastet më të rrezikshme i kishim ne. Në Baku? Besojmë, pasi ndeshja është e hapur.  Qarabag është më i shtrenjtë në vlerë se Partizani, por futbolli prandaj është i bukur, sepse në fushë diferenca të tilla nuk duken”, deklaroi Franco Lerda.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN