Moti i keq në Itali, pushuesit vrapojnë për t’i shpëtuar stuhisë – A2

Moti i keq në Itali, pushuesit vrapojnë për t’i shpëtuar stuhisë

vlcsnap 2019 07 10 13h41m01s413 1100x620
Video

Një stuhi e dhunshme u përplas mbrëmjen e së martës në bregdetin adriatik në rajonin e Askoli Piçeno në Itali.

Pushues e turistë u larguan me vrap nga plazhi, ku u shënuan dëme të konsiderueshme. Era e fortë deri në 150 km në orë ngriti në ajër çadrat e shezlongët. Objekte fluturuan edhe nga tarracat e pallateve. Moti i keq ka përfshirë zonën e Marke-s duke shkaktuar bllokim të rrugëve, e rrëzimin e pemëve. 

Në Ankona pati ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa në Livorno parqet publike dhe shkollat u mbyllën.