Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ngjela: Kam të dhëna, edhe në Kosovë punohej për destabilizim

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 10:54 | Kosova
Ngjela: Kam të dhëna, edhe në Kosovë punohej për

Teksa foli për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, avokati Spartak Ngjela u shpreh se mund të krijohej një pështjellim shoqëror.

Ai theksoi se më pas mund të krijohej një reaksion zinxhir dhe në Kosovë. Ngjela shprehet se destabilizim nuk synonin vetëm politikanët në vendin tonë, por një gjë e tillë synohej edhe në Kosovë. Për këtë, ai thotë se ka të dhëna.

https://youtu.be/N2B1IzvPW7E?t=200

“Beteja e 30 qershorit, forcat e korruptuara në Shqipëri, nëpërmjet atij elektorati që kanë, me motive false për zgjedhjet e lira, të krijonin një pështjellim shoqëror. Nga pështjellimi shoqëror mund të krijohej një reaksion zinxhir dhe në Kosovë. Ata donin një destabilizim, por ky destabilizim duhej edhe në Kosovë. Unë kam të dhëna se edhe atje punohej për këtë punë, por jo sa këtu. 30 qershori ishte ‘Thembra e Akilit’”, u shpreh Ngjela në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani