Ngjela: Shqipëria më e fortë pas 30 qershorit, meritë e Amerikës

Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00. Ai u shpreh se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Shqipëria është më e fortë dhe për këtë Ngjela thekson se është meritë e Amerikës.

Ai shprehet se politikanët në vend synonin destabilizimin, por nuk e arritën këtë. Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, thotë ai.

“13 tetor nuk mund të ketë. Nëse do të flisja për 13 tetorin, atëherë hyja dhe unë në marrëzi. Shqipëria e pas 30 qershorit është më e fortë. Shteti ishte në rrezik në 30 qershor. Nuk ishte një betejë për votën e lirë, por ishte një betejë për shtetin, do ta shkatërronte korrupsioni i ngritur në reformë shtetin apo jo. Evitimi i këtij rreziku ishte meritë e politikës amerikane. Politika amerikane e ka nisur këtë proces antikorrupsion në Shqipërie dhe do ta çojë deri në fund, ne nuk e bëjmë dot këtë. Ata kanë provat. Sa herë këta bëjnë gjullurdira, ata nxjerrin provat. Këta janë të gjithë në akuza. Këta luajnë për ekzistencën e tyre dhe donin destabilizim, por kjo nuk i interesonte politikës amerikane”, tha Ngjela.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN