Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Partizani debuton në Champions me barazim pa gola

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 19:21 | Futboll

Partizani e ka nisur aventurën e tij në Champions League me një barazim 0-0 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.

Të kuqtë e drejtuar nga italiani Franco Lerda patën disa raste për shënim, ku iu afruan golit më shumë me Bjelicën, i cili goditi traversën pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në pjesën e dytë.

Ndërsa në 30 minutat e fundit të lojës Partizani u përqendrua më shumë të mos pësonte, duke iu frikësuar një goli të pësuar në fushën e tij.

Çështja e kualifikimit shtyhet për në Azerbajxhan, kur në datën 17 korrik do të luhet ndeshja e kthimit mes kampionëve në fuqi të Shqipërisë dhe atyre të Azerbajxhanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani