Pogba dhe Lukaku, Manchester United bllokon Juven dhe Interin

Manchester United e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori Pol Pogba. Ndonëse futbollisti francez është shprehur se dëshiron një sfidë të re dhe Juventus është një destinacioni më i mundshëm, ‘Djajtë e Kuq’ e dinë mirë se nuk do të mund ta zëvendësojnë rolin e tij me të njëjtin kualitet nisur nga fakti që luajnë në Europa League.

E njëjta situatë i përket edhe të ardhmes së Lukakut, që ka lënë prej kohësh në pritje Interin.  Manchester United nuk i interesojnë në këtë moment paratë që do përfitonin, megjithatë ata do të hapin rrugën për shitjen futbollistëve vetëm në rast të një shifre stratosferike që do t’i ofrohej klubit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN