Rinisja e bisedimeve SHBA-Kinë, përfiton Huawei

Rinisja e bisedimeve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për arritjen e një marrëveshjeje ka rezultuar pozitive për gjigantin e teknologjisë kineze, Huawei.

Uashingtoni ka njoftuar se Departamenti i Tregtisë do të japë licenca që lejojnë kompanitë amerikane të eksportojnë mallra nga kompania Huawei, por nuk do ta përjashtojnë atë nga lista e zezë e eksportit.

Por, Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross tha se pavarësisht kësaj, Huawei do të vazhdojë të përballet me kontrollet e eksportit.

Pavarësisht lajmit të mirë për Huawei, Ross nuk ka përcaktoi një afat kohor se kur do të nisë zbatimin ky vendim. 

Ky i fundit ka ardhur pasi negociatorët kryesorë të dy vendeve kanë biseduar të martën përmes telefonit si një vijimësi e takimit të krerëve të Kinës dhe SHBA-së muajin e kaluar në Japoni. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN