Sfida e hapjes së shishes, Hysaj e kalon në ekstrem

Elseid Hysaj vijon pushimet, edhe pse Napoli është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Mbrojtësit shqiptar, ashtu si një pjesë e yjeve të ekipit, i janë lënë disa ditë më tepër për të rikuperuar forcat, pas angazhimeve në kualifikueset e Euro 2020. Hysaj e ka shfrytëzuar këtë moment, për ta kaluar në ekstrem #BottleCapChallenge, heqjen e tapës së shishes.

Nga motori i ujit, zëvendës kapiteni i Shqipërisë i afrohet varkës dhe me një lëvizje arrin të heqë tapën. në këtë mënyrë, Elsi Hysaj i shtohet listës së yjeve të futbollit botëror që realizojnë sfidën. Nga Zlatan Ibrahimovic, i cili konfirmoi të gjitha aftësitë në artet marciale, te Paul Pogba, që me një lëvizje hoqi tapat e dy shisheve.

Lista vazhdon me ish-sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov, që pasi heq tapën arrin ta kontrollojë me këmbë pa rënë në tokë, apo edhe me kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, i cili tapën e heq me gjuhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2