Tatimet, shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm, vetëm tre muaj në detyrë

Qeveria ka vendosur të shkarkojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro. Lirimi vjen vetëm 3 muaj pas emërimit të tij në krye të këtij dikasteri, kur ai zëvendësoi në detyrë Vasilika Vjeron.

Arsyeja për këtë shkarkim mësohet se është mosrealizimi i të ardhurave, veçanërisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Administrata Tatimore i është nënshtruar riformatimit gjatë muajve të kaluar, veçanërisht në Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Pak ditë më parë, Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka zhvilluar një mbledhje me drejtoritë rajonale për të analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave dhe për të miratuar planet dhe objektivat për pjesën e dytë të vitit. Duket se në këto plane nuk përfshihet më tashmë ish-drejtori i përgjithshëm, Enton Duro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN