Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tirana me marsh të katërt në merkato, 4 nënshkrime dhe një rinovim

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 19:39 | Futboll
Tirana me marsh të katërt në merkato, 4 nënshkrime dhe

Përgatitjet për sezonin e ri futbollistik e ka vënë ekipin e Tiranës në kërkim të lojtarëve të duhur për të plotësuar pikat e dobëta që trajneri mendon se duhet forcuar.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, bardheblutë kanë nënshkruar me 4 lojtarë të rinj dhe kanë rinovuar me një nga shtyllat e ekipit.

Konfirmohet se Ilion Lika ka rinovuar dhe për një vit kontratën me ekipin duke e bërë këtë sezon të shtatin për portierin me ngjyrat bardheblu.

Në ekipin e kryeqytetit është afruar dhe një përforcim i ri për portën, i cili është 20 vjeçari Pano Qirko. I riu i talentuar nënshkroi një kontratë 3 vjeçare pas eksperiencës te Flamurtari.

Edvan Bakaj rikthehet në shtëpi. Portieri 31-vjecar ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e re për një vit. Bakaj në sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit.

Një tjetër afrim në skuadrën e Tiranës është dhe mbrojtësi 22 vjeçar Kostandin Kariqi, i cili vitin e kaluar luajti në kampionatin grek me ekipin e Volosit. Kariqi konsiderohet një përforcim me vlera pasi mund të luajë në shumë pozicione. Ai ka qenë dhe pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Për sulmin drejtuesit kanë menduar se 26 vjeçari kenian Ismael Dunga do t’i japë një impuls repartit difensiv. Dunga shënoi 10 gola në sezonin e fundit me ekipin e Luftëtarit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani