Vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm arrestohet në Durrës

Është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Ermir Dervishi, 49 vjeç, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Arrestimi është kryer nga Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN