“30 qershori”, Përmeti: Votuan njerëz që nuk kanë qenë fare në Shqipëri

Andi Përmeti, deputeti i Bindjes Demokratike, ishte i ftuar në Dita Jona. Ai foli për zgjedhjet e 30 qershorit, duke u shprehur se kanë ndodhur çudira.

Ai thotë se duhen hapur kutitë për të parë rezultatet reale të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Për ne ka qenë një proces i cunguar. Që në fillim ne kemi bërë një kërkesë që të kemi komisionerët dhe numëruesit tanë, por kjo na është refuzuar nga KQZ, duke ua kaluar shoqërisë civile. Ne kemi prova se në qytete të caktuara numri i votuesve është rritur fiktivisht. Sipas dijenive tona, një pjesë e madhe nuk ka qenë fare në Shqipëri dhe u del emri sikur kanë votuar. Për mua zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, por t’i duhet të japësh prova për të vërtetuar të kundërtën duke hapur kutitë. Në këto zgjedhje mund të kenë ndodhur çudira nga më të ndryshmet. Mund të kenë votuar të vdekur, njerëz që kanë vite jashtë shtetit. Këta refuzojnë të hapin kutitë. Ne duhet të kemi një sitëm elektronik, biometrik. Ne duhet të gjithë të vendosim gishtin kur të votojmë. Vetëm kjo gjë e shpëton vendin”, tha Përmeti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN